Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje për shkak të ngushtësisë së hundës, ka kryer një ndërhyrjeje në hundë.
Ataberk Dursun, i cili jeton në Sivas, e çoi te veterineri macen e tij të quajtur Yulaf, e cila nuk mund të merrte frymë lehtë. Pas kontrolleve është marrë vendimi për kryerjen e operacionit në hundë maces 1 vjeç e gjysmë.
Gjatë kontrolleve të kryera nga veterineri İbrahim Özmen, macja, struktura e hundës së cilës ishte e ngushtë, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe rikuperoi shëndetin e saj.
“Kjo gjendje ishte për shkak të strukturës së ngushtë të hundës dhe ne i zgjeruam pasazhet e hundës me një operacion. Gjendja e saj është shumë e mirë, ka disa ënjtje dhe presim që të zvogëlohet. Nëse nuk do të ishte bërë ky operacion, ai pas një kohe do të kishte probleme me zemrën dhe qarkullimin, sepse merrte frymë shpesh dhe rëndë. Ndjeshmëria e saj ndaj infeksioneve të mushkërive do të rritej dhe ajo do të lodhej lehtë. Shpresojmë që cilësia e jetës do të jetë më e mirë që tani”, tha një veteriner.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
30 Maj, 2024 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.