PBB-ja për kokë banori në Maqedoninë e Veriut është sa gjysma e asaj të BE-së 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 22:22

PBB-ja për kokë banori në Maqedoninë e Veriut është sa gjysma e asaj të BE-së 

Në Maqedoninë e Veriut, produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 59 për qind nën mesataren e BE-së, tregojnë statistikat zyrtare evropiane.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Luksemburgu ka PBB-në më të lartë për kokë banori, kurse Bullgaria ka më të ulët.

Shërbimi statistikor evropian Eurostat sot kumtoi se PBB për kokë banori, një masë e aktivitetit ekonomik, ndryshon ndjeshëm midis vendeve anëtare të BE-së.

Në Luksemburg, sipas të dhënave për vitin 2023, PBB për kokë banori është për 139 për qind mbi besataren e BE-së, pas së cilës vijojnë Irlanda (111 për qind) dhe Holanda (30 për qind). PBB-ja e lartë për kokë banori  në Irlandë mund të shpjegohet me praninë e kompanive të mëdha shumëkombëshe që zotërojnë pronë intelektuale.

Tetë vende të tjera kanë PBB më të lartë për kokë banori se mesatarja e BE-së – Danimarka, Austria, Belgjika, Gjermania, Suedia, Finlanda, Malta dhe Franca.

Bullgaria ka PBB-në më të ulët për kokë banori, 36 për qind nën mesataren e BE-së, pastaj Greqia (33 për qind) dhe Letonia (29 për qind).

Vendet e EFTA-s Norvegjia, Zvicra dhe Islanda gjithashtu kanë PBB më të lartë për kokë banori se mesatarja e BE-së, përkatësisht për 73 për qind, 54 për qind dhe 34 për qind.

Ndër vendet kandidate për anëtarësim, Turqia ka PBB-në më të lartë për kokë banori, 27 për qind më të ulët se mesatarja e BE-së, e ndjekur nga Mali i Zi (48 për qind nën mesataren).

Në Serbi, PBB-ja për kokë banori është 54 për qind më e ulët se mesatarja e BE-së dhe në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë për 65 për qind.

Në Serbi, diferenca në krahasim me mesataren e BE-së gradualisht është dule u ulur që nga viti 2013, kur ishte 59 për qind.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?