Pezullohet nga klubi, për uratën e datëlindjes ndaj kolegut të skuadrës!?
Botuar nga Driton Zenku
21 Gusht, 2024 19:57
Mesfushori i Marsejës, Rajan Hasad është pezulluar nga klubi për shkak se i uroi ditëlindjen shokut të skuadrës Mbemba në një mënyrë, e cila është quajtur provokuese. 18-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi një foto ku ndodheshin bashkë me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen kushëri”.
Mirëpo kjo është marrë si formë tallëse për shkak se Hasad është me ngjyrë të bardhë, ndërsa lojtari tjetër në ngjyrë të zezë. Algjeriani konfirmoi pezullimin e tij në një postim në rrjetet sociale dhe theksoi faktin se nuk dëshironte të shkaktonte dëm.
“Unë me të vërtetë u pezullova si masë paraprake nga Marseja pas një historie në Instagram ku i urova një bashkëlojtarit (Mbemba) një ditëlindje të lumtur. Dëshiroj të sqaroj se në asnjë moment nuk kam dashur të dëmtoj klubin tim dhe menaxhmentin tim. Ishte një mesazh i thjeshtë ditëlindjeje, siç bëj zakonisht me shokët e tjerë të skuadrës. Nëse mund të kem lënduar dikë, kërkoj falje, por dije se ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, shkruajti ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.