Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gruaja nga Tetova që më datë 9 maj raportoi se si e punësuar në kazino i ishin marrë paratë nga qarkullimi ditor, ka pranuar që kishte bërë deklaratë të rrejshme.
“Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë është kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur vetë në stacionin policor”.
“Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
14 Maj, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.