Të zgjedhurit e popullit prej nesër në pushim kolektiv

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 13:43

Të zgjedhurit e popullit prej nesër në pushim kolektiv

Deputetët nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por duke qenë se Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancë plenare nëse është emergjente”, thanë për MIA-n nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare, më 28 maj, janë mbajtur dhjetë seanca, ndërsa e e fundit ishte dje.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje u miratua propozimi për largimin e drejtorëve ekonomik në institucionet shëndetësore, përmes ndryshimit të Ligjit për kujdesin shëndetësorë.

Për për këtë propozim, nismë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, votuan 71 deputetë “pro” dhe një “kundër”.

Me ligjet e reja të miratuara në Kuvend, Liqeni i Ohrit dhe Kanionin i Matkës janë shpallur monumente natyrore, kënetën e Studençishtës për park natyror.

Deputetët i kanë miratuar ndryshimet te Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisje lokale, Ligji për planifikim urban, me procedurë të shkurtuar, sikurse edhe Ligji për transportin rrugor, Ligji për gjahun dhe gjuetinë, si dhe te Ligji për sportin.

U shqyrtua edhe interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, deputetët i votuan, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, si dhe disa ratifikime.

Kuvendi në seancë e miratoi edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 13:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?