Turistët e huaj, interes për historinë dhe kulturën e Voskopojës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:40

 Turistët e huaj, interes për historinë dhe kulturën e Voskopojës

Voskopoja, një nga qendrat më të rëndësishme kulturore e historike në vend, vijon të mbetet ndër destinacionet më interesante për vizitorët vendas dhe të huaj në të gjitha stinët e vitit.

Përveç bukurive natyrore, Voskopoja është e pasur dhe me shumë monumente kulture, siç janë kishat e manastiret, të cilat ngjallin interesin e vizitorëve.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ndau në rrjetet sociale pamje nga turistët e huaj që kanë vizituar këto ditë Voskopojën.

“Me lajmin e mirë se që nga çelja e sezonit turistik 1165 persona kanë vizituar Voskopojën, ftojmë të gjithë turistët vendas dhe të huaj për të eksploruar këtë destinacion, pasi krahas historisë së pasur, kishave dhe afreskeve të shumta që mbartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore, peizazhi dhe ushqimi i mirë që ky vend ofron janë një arsye më tepër për ta vizituar”, shkruan IKTK.

IKTK fton turistët ta vizitojnë Voskopojën.

“Nëse jeni në kërkim të një udhëtimi të veçantë dhe të paharrueshëm, bëhuni pjesë e historisë dhe kulturës së Voskopojës”, theksoi IKT.

Arkitektura e kishave në Voskopjë i ka rezistuar kohës, luftërave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmitare unike e atij qytetërimi. Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha: Kisha e Shën Athanasit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, Kisha e Shën-Kollit dhe Manastiri i Shën Prodhromit. /atsh

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?