Man. Siti ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e mesfushorit Ilkaj Gundogan, i cili në sezonin e fundit luajti te Barcelona. Pas vetëm një sezoni në “Kamp Nou”, Gundogan ka vendosur të rikthehet në stadiumin “Etihad”, aty ku fitoi çdo trofe me Man. Sitin. Është vet faqja zyrtare e kampionit anglez që ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Gundogan, i cili arriti marrëveshje personale para disa ditësh.
“Man. Siti ka përfunduar një marrëveshje për të ri-nënshkruar Illkaj Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim.
Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë qindarkw Sitit, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19. Ndryshe, gjatë periudhës së tij të parë të jashtëzakonshme në klub, gjermani fitoi pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.
Ai me fanellën e “Qytetarëve” ka bërë 304 paraqitje, duke shënuar 60 gola dhe duke dhuruar 38 asistime.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Gusht, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.