U largua papritur gjatë vizitës në Tiranë dhe nuk arriti ta takonte, Begaj telefonatë me Cameron: Mirënjohës në mbështetjen e luftës kundër krimit dhe korrupsionit
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, pasi nuk arriti ta takonte gjatë vizitës së tij në Tiranë. Begaj tha se diskutuan për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve si aleatë të vjetër të NATO-s.









